Haradinaj: LDK e VV ta shqyrtojnë rolin në pozicionin dialogues për ta fuqizuar Kosovën NULL NULL 11.01.2019 13:47 11.01.2019 13:47 Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka apeluar tek Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Vetëvendosja, që të shqyrtojnë rolin e tyre sa i përket fuqizimit të Kosovës në dialogun me Serbinë. Haradinaj madje ka thënë se bashkë me LDK e VV duhet të krijohet një kombëtare e Kosovës në pozicionin negociues me Serbinë, ndryshe mospjesëmarrja e tyre në ekip, përfaqësuesja jonë do tregohet e dobët, njofton Klan Kosova. ”Tek lidershipi në Kosovë, ka dhënë mjaft prova në të kaluarën për një racionalitet, Kosova është ulur në tavolinë pa asnjë kusht, por nuk ka dhënë rezultat”. ”Edhe opozita duhe ta shqyrtojnë rolin e tyre edhe LDK edhe VV, ta fuqizojnë Kosovën në pozicionin negociues me Serbinë”. ”Janë dy liga, njëra është e brendshme, e njëra e jashtme”. ”Ajo e jashtme duhet ta krijojmë një përfaqësuese të Kosovës. Aty kanë vend edhe LDK edhe VV, e nuk është mirë me e dobësu kombëtaren e vet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 43 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë