Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës NULL NULL 17.05.2018 08:37 17.05.2018 08:37 Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart kontributin e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli”, në betejën e Shqiponjës. Ai ka thënë se kjo ishte një sakrificë e pashembullt për çlirim dhe se do të ngelet në kujtesën e gjithsecilit. “Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë. E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” dhe u shkrepën krismat e para të lirisë. Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr. Lavdi dëshmorëve të lirisë!” shkruan Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 21 minuta më parë