Haradinaj krenar me paraqitjen e Kosovës kundër Maltës NULL NULL 11.10.2018 23:02 11.10.2018 23:02 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur krenar me lojën e përfaqësueses së Kosovës, në ndeshjen e sontme kundër Maltës. Haradinaj falënderoi futbollistët për lojën që treguan e emocionet që dhuruan. “Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Falemnderit djelmoshave të Përfaqësuesës sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Europian!” ka shkruar Haradinaj në Facebook. Kosova ka shënuar fitore 3-1 ndaj Maltës, në ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo e vlfshme për kualifikm në këtë ligë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.