Haradinaj: Komunitetet i kemi pasuri nacionale, janë tonët, do t’i respektojmë NULL NULL 19.12.2018 16:42 19.12.2018 16:42 Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën e fundvitit, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në të cilën u bë prezantimi i të arriturave të kësaj Ministrie. Me këtë rast,ai falënderoi Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe ministrin Demiri për punët dhe projektet e suksesshme që janë me rëndësi për qytetarët, rajonet, ashtu sikur edhe është menduar zhvillimi rajonal. “Komunitetet i kemi pasuri nacionale, janë tonët, do t’i respektojmë, dhe ju siguroj se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje. Në çdo rrethanë, ne asnjëherë, vështirësitë tona nuk do t’i kthejmë në negativitet kah komunitetet, por do të jemi çdo herë bashkë, në një jetë përpara”, tha Haradinaj. Po ashtu, kryeministri Haradinaj falënderoi për besimin që ky komunitet ia kanë dhënë formimit të ushtrisë, duke thënë se ajo është ushtria e tyre, dhe aty do të shërbejnë edhe djemtë dhe vajzat e tyre, ashtu sikurse kanë shërbyer në të kaluarën, dhe tha se beson që edhe ata do t’i gëzohen faktit që Kosova ka ushtri, sepse një Kosovë me ushtri është e mirë për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj foli edhe për taksën dhe marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën, duke thënë se bashkëndjenë me Bosnjën, sepse është një vend që meriton respektin dhe partneritetin tonë, njofton Klan Kosova, “Dëshirojmë që përmes veprimit që kemi ndërmarrë që Serbia të na njohë. Ata kanë nevojë për tregun tonë, ne për njohje, dhe po ashtu dëshirojmë t’ia lehtësojmë edhe Bosnjës që nesër të marrë një vendim për njohje për Kosovën, sepse ne nuk kemi tema të hapura me Bosnjën dhe nuk dëshirojmë t’i lëndojmë me këtë vendim”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se ky vendim nuk është marrë për të lënduar marrëdhëniet ndërmjet popujve e vendeve, por një veprim i caktuar, për një situatë të caktuar, që ka të bëjë me marrjen e njohjeve nga këto dy vendeve, ngase është interes i yni. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, në konferencën vjetore paraqiti aktivitetet kryesore të realizuara gjatë vitit 2018 nga kjo Ministri. Me këtë rast, ministri Demiri tha se Ministria që ai drejton, ndonëse e re, në mungesë të shumë kapaciteteve, nga dita e themelimit e deri më sot, ka arritur të funksionalizohet për një kohë të shkurtër dhe ka zbatuar të gjitha obligimet ligjore që kanë dalë nga lagjislacioni në fuqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 23 minuta më parë