Haradinaj: Komisioni i Bulliqit ka kryer detyrën për Kosovën, nuk janë palaço NULL NULL 07.12.2017 12:02 07.12.2017 12:02 Kryeministri Ramush Haradinaj, ka sqaruar që është punë e ekzekutivit ta dërgoj marrëveshjen për demarkacionin në kuvend, pasi që ratifikimi i saj është paraparë të votohet në kuvend. Sipas tij ndryshe kjo çështje nuk merr epilog. Haradinaj ka pohuar që është gabuar në marrëveshjen e parë, që vija kufitare është gabim. Lidhur me komisionin e ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, Haradinaj ka thënë që ata kanë kryer detyrën në emër të Kosovës. “Po ju lutem të tregon një minimum respekti. Shpejtim Bulliqi, Zjnullah Gruda e Florim Isufi nuk janë palaço, nuk janë njerëz të rrugëve” “Këta e kanë kryer detyrën në emër të Kosovës, më pas ne vendosim çka do të bëjmë. Nëse nuk keni guxim të merrni vendim, ai është problemi i juaj. Ju e keni zgjidhjen kur të vjen marrëveshja në kuvend” deklaroi Ramush Haradinaj. Kryeministri premtoi që nuk do ta kthej mbrapa këtë marrëveshje nga kuvendi i Kosovës./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024