20:51, 3 Nëntor 2018

Listët së politikanëve kosovarë që kanë uruar xhudistin, Akil Gjakova për fitoren në finalen e Europianit të grupmoshës U23 i është shtuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kjo gjeneratë sipas tij është dëshmi që Kosova ka një brez të artë xhudistësh, njofton Klan Kosova.

“Ngadhnjimi i Akil Gjakovës në Europianin U23 në Gyor të Hungarisë është edhe një dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh që po ia lartësojnë emrin kudo në botë. Krenar me ty Akil!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.