Haradinaj: Jemi bashkë kundër të këqijave që po i sjellë Pushteti NULL NULL 28.11.2015 14:32 28.11.2015 14:32 Kosova është e të gjithë qytetarëve që jetojnë në të. Kosova është e shqiptarëve dhe e serbëve që jetojnë këtu, por jo e Serbisë, ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëri nga liderët opozitar, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova. Ai u është drejtuar protestuesve duke u thënë se Qeveria është fajtore përse Opozita u detyra të dalë në rrugë e të gjuajë gaz lotsjellës. “Na kanë detyruar me dalë në rrugë e të gjuajmë gaz, se po don me i dhanë tokë Malit të Zi. Pushteti po e bënë Serbinë zot shtëpie në Kosovë”. “Sot kemi ardhur me iu thanë jo këtyre te këqijave. Kosova është e të gjithëve qe jetojnë në të por jo e shtetit serb”, tha Haradinaj. “Ne përjetësisht shprehim mirënjohje të gjithë bashkëkombësve që sakrifikuan për lirinë tonë. Ne jemi evropian prej qëmoti dhe e nderojmë mikun tonë Amerikën”, tha Haradinaj. Ai ka falenderuar “secilin qe ka bërë rrugë që të jetë pjesë e Protestës. “Urime kudo qe jeni shqiptar. Kosova është gjaku ynë qe nuk falet tha Ali Podrimja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë