Haradinaj: Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat – rast unik për liri e dinjitet NULL NULL 05.03.2018 10:33 05.03.2018 10:33 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në seancën solemne të Parlamentit të Kosovës për 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe adërtarëve të familjes Jashari, njofton Klan Kosova. Haradinaj, luftën dhe sakrificën e Jasharëve e ka quajtur “rast unik për liri e dinjitet”. “Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut, dhe përpara dorëzimit zgjodhën shpresën. Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat, duke mbetur si rast unik për liri e dinjitet”, ka thënë Haradinaj. “Historia na mëson që të mblidhemi rreth idesë së madhe të shteti sovran si kulm shtëpie për të gjithë ne. Për këtë shtëpi ranë bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut”. “Në këtë 20 vjetor duhet të reflektojmë për të kaluarën dhe për rrugën tonë drejt të ardhmes. Tani duhet ta ndërtojmë paqen, sepse ajo është më e vështirë se lufta”. “Kemi ecur 20 vjet në liri dhe arritjet janë të dukshme”. “Lavdi e përjetshme për familjen Jashari”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 27 minuta më parë