Haradinaj iu uron suksese nxënësve që po i nënshtrohen PISA-s: Na duhet një rezultat më i mirë NULL NULL 21.04.2018 12:07 21.04.2018 12:07 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kosovës i duhet një rezultat i mirë në testin PISA, prandaj u ka uruar shumë suksese nxënësve që po i nënshtrohen këtij testi, njofton Klan Kosova. “Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim”, shkruan Haradinaj. “Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”. “Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 33 minuta më parë