Haradinaj: Investimet e huaja të rëndësishme për ekonominë e Kosovës NULL NULL 13.10.2017 15:44 13.10.2017 15:44 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ahmet Çalik, drejtor ekzekutiv dhe themelues i grupit Çalik Holding, Nihat Ozdemir, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Limak, Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si dhe përfaqësuesit e KEDS-it, në Kosovë. Kreu i ekzekutivit i njoftoi përfaqësuesit e këtyre kompanive për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për hapjen e mundësive për investitorë potencialë, përmes lehtësirave tatimore dhe krijimit të klimës për investimet e huaja direkte. Haradinaj ka vlerësuar punën dhe të arriturat e tyre, duke mirëpritur edhe investitorë të tjerë që do ndikonin në rritjen ekonomike si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Turqisë. Pasi e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit, përfaqësuesit e këtyre kompanive e njoftuan kryeministrin për projektet e tyre në të ardhmen. Nihat Ozdemir dhe Ahmet Calik, vlerësuan rolin dhe gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj, në fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me fokus të veçantë për investimet në Kosovë. Ata i premtuan kryeministrit se do të zgjerojnë edhe më tutje zhvillimin e biznesit, duke sjellë edhe investitorë tjerë turq dhe ndërkombëtar. Edhe përfaqësuesit e KEDS-it i premtuan angazhim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre, furnizim më të mirë të vendit me energji elektrike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë