Haradinaj: Integrimi euro-atlantik objektivi kryesor i Kosovës NULL NULL 16.10.2018 21:13 16.10.2018 21:13 Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ritheksuar edhe një herë se integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës, njofton Klan Kosova. “Ky është projekti më i madh politik i shqiptarëve në këtë dekadë”, ka thënë Haradinaj gjatë një ligjërate në Universitetin Europian të Tiranës “Për këtë, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë dinamizuar punën për përmbylljen e temave të brendshme, për t’i përforcuar parametrat tona si shtet në rrafshin ndërkombëtar”. “Si faktor stabiliteti, Kosova është fuqishëm e angazhuar që të mbyllen çështjet e hapura në rajon dhe të arrihet paqja e përhershme, si e vetmja rrugë për të ardhmen tonë të përbashkët dhe bashkimin tonë në familjen e madhe europiane. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days