Haradinaj: Institucionet e vendit duhet t’i mbrojnë fëmijët nga komunikimi i pambrojtur NULL NULL 24.01.2018 12:10 24.01.2018 12:10 Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, që u organizua nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në bashkëpunim me Komunitetin për Siguri Kibernetike dhe Privatësi dhe Kolegjin UBT. Haradinaj tha se Kosova po punon që të mos vonohet në përballje me kërcënimet kibernetike. “Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë, nga organizatat terroriste, nga shërbimet e spiunazhit, nga grupe të krimit të organizuar, hakerët, konkurrent të biznesit, por në raste të caktuara dhe nga akterë të brendshëm, të pakënaqur nga organizata që i takojnë. Përballja me këto kërcënime është sfidë për gjithë botën. Por në rastin tonë duhet ta ndjejmë përgjegjësinë të gjithë ne, që Kosova të mos pësojë nga këto kërcënime dhe të jetë në nivel me të gjithë të tjerët që të mos ndodhin dëme të pariparueshme”, theksoi kryeministri. Ai foli edhe për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur dhe tha se e institucionet duhet të ndermarrin hapa për mbrojtjen e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 24 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 38 minuta më parë