Haradinaj ia uron fitoren Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale NULL NULL 15.04.2018 21:49 15.04.2018 21:49 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Milo Gjukanoviq, për rezultatin pozitiv në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, ku, sipas rezultateve të para, Gjukanoviq ka fituar me rreth 54 për qind të votave, njofton Klan Kosova. “Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Po ashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024