Haradinaj i bindur se kosovarët lëvizin pa viza në fund të vitit NULL NULL 18.07.2018 16:21 18.07.2018 16:21 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka marrë lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të përmbyllet deri në fund të vitit. Statusi i plotë i Ramush Haradinaj: Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane! Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europianë. Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së. Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza. Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 3 minuta më parë