Haradinaj i bindur në bashkëpunim të mirë me të gjithë kryetarët NULL NULL 19.11.2017 22:35 19.11.2017 22:35 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur në bashkëpunimin e mirë që qeveria qendrore do ta ketë me të gjithë kryetarët e komunave, njofton Klan Kosova. “Jam i bindur që do të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë kryetarët”, tha ai. Ai i përgëzoi të gjithë qytetarët, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, komisionet komunale dhe gjithë mekanizmat e tjerë që kanë ndihmuar në përcjelljen e këtyre zgjedhjeve, përfshirë edhe mediat dhe OJQ-të, si dhe mekanizmat e sigurisë. Haradinaj tha se këto zgjedhje vërtetë e dëshmojnë që Kosova është demokraci premtuese, dhe se Kosova premton standard të demokracisë që e bën atë pjesë të familjes evropiane, dhe ia jep vendin e merituar në këtë familje. Ai foli edhe për performancën e partisë së tij, AAK-së, dhe pohoi se ata kanë gjithsej tetë komuna. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 22 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë