Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj e quan jetik votimin në Parlamentin e Maqedonisë

NULL NULL
20.10.2018 09:44

Ramush Haradinaj ka uruar për votimin e mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë, ku u votua pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, bazuar në marrëveshjen e arritur me Greqinë.

“Vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon”.

“Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Kuvendi në Maqedoni me 80 vota pro miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.