10:56, 14 Shkurt 2018

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se ditëve në vijim do të takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, me të cilët do të diskutojë rreth kërkesave të tyre.

“Do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka thënë Haradinaj, përcjell Klan Kosova.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore”.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka po ashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”.