Haradinaj: Do të kemi në fokus të rinjtë dhe fëmijët NULL NULL 09.11.2018 10:44 09.11.2018 10:44 Kosova prej sot ka lansuar Programin Nacional për Rininë, i cili kryesisht ndërlidhet me nxënësit e shkollave fillore të të gjitha komunave të Kosovës, përfshirë edhe komunitetet. Pjesëmarrës në promovimin e këtij programi ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova. Haradinaj para të pranishmëve tha se ky projekt do të jetë një shtytje për rininë e Kosovës dhe se dikasteri që ai udhëheq në fokus do të ketë fëmijët dhe të rinjtë. “Ky program ndihmon që të rinjtë tanë të garojnë dhe të bëhen të rëndësishëm në jetë”, shtoi Haradinaj. Ndërkaq, në këtë projekt do të përfshihen 340 mijë nxënës të shkollave fillore me qëllimin e rritjes së kreativitetit dhe mendimit kritik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024