Haradinaj: Demarkacioni s’është proces i lehtë – por s’mund ta shoh popullin të izoluar NULL NULL 17.03.2018 17:41 17.03.2018 17:41 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ai pret që deputetët e kuvendit të Kosovës të reflektojnë dhe ta mbështesin ligjin e demarkacionit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të dalin nga izolimi dhe të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është kusht i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i lehtë, por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”, tha Haradinaj. Vetëm gjatë këtij viti, parlamenti i Kosovës tentoi tri herë që ta ratifikojë këtë marrëveshje, por nuk arriti ta kalojë, sepse kishte mungesë të votave. Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në vitin 2015 është plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi Filip Vujanoviq. Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime. Shkrimi i plotë në Deutsche Welle. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 20 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 26 minuta më parë