Haradinaj bën hapin e parë për demarkacion NULL NULL 22.09.2017 11:28 22.09.2017 11:28 Profesori Shpejtim Bulliqi do të drejtojë komisionin në përbërje edhe të Zejnullah Grudës, Martin Berishajt, Hamit Bashollit, Florim Isufit dhe Riza Smakës, që do të trajtojë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi Me vendim të Qeverisë së Kosovës profesori Shpejtim Bulliqi do të drejtojë Komisionin qeveritar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe Zejnullah Gruda, Martin Berishaj, Hamit Basholli, Florim Isufi dhe Riza Smaka, njofton Klan Kosova. Me këtë vendim, i cili u miratua me vetëm tre abstenime, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë hapin e parë në drejtim të implementimit të planit të tij për zgjidhjen e kësaj çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 35 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë