Haradinaj: Bashkëpunimi me shtetin gjerman në fushën e arsimit, i nevojshëm për Kosovën NULL NULL 16.07.2018 12:17 16.07.2018 12:17 “Shkëmbimi i nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me institucionet e njohura gjermane është veprim i duhur dhe Qeveria e Kosovës mbështet nisma të tilla, që kanë për qëllim ngritjen e nivelit të arsimit në vend”, kështu tha kryeministri, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Kerstin Zielosko-Labonte, zyrtare e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit nga Baden Wurttemberg i Gjermanisë dhe koordinatore e projekteve në fushën e arsimit, Gjermani-Kosovë. Me këtë rast, ai e ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Kosovës në shtetndërtim, veçmas në fushën e arsimit përmes memorandumeve të bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve, memorandume këto që kanë dhënë rezultate në këmbimin e përvojave dhe njohurive të shumë nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve nga shumë Komuna të Kosovës. “Nxënësi i Kosovës është edhe i Gjermanisë, është nxënës evropian. Ky është orientimi ynë dhe çdo nismë për të fuqizuar këtë do të përkrahet nga Qeveria e vendit”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke e falënderuar zonjën Labonte për marrëveshjet e deritashme dhe duke e inkurajuar që të ndodhin edhe të tjera, si ajo mes Education Unlimited dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë. Haradinaj, theksoi nevojën e mëtutjeshme për mbështetjen e Gjermanisë në arsim, shkëmbimin e përvojave, në ngritjen e shkollave profesionale, në mënyrë që nxënësit të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe fusha të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Ndërkaq, Kerstin Zielosko-Labonte, zyrtare e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit e Baden Wurttemberg, vlerësoi progresin në Kosovë, duke ofruar mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën, me theks në fushën e arsimit, trajnimin e nxënësve, studentëve dhe mësuesve në programe specifike, organizmin e kampingjeve verore për nxënësit dhe të rinjtë në disa komuna të Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë