16:05, 13 Korrik 2017

Ngjarja kulturore PriFilm Fest, e cila nis sonte në kryeqytet, do të transmetohet direkt nga televizioni Klan Kosova.

Të gjitha intervistat dhe zhvillimet që do të ndodhin në kuadër të edicionit të nëntë të këtij festivali të filmit, Klan Kosova sjell ato më afër tek shikuesit e saj.

Hapja zyrtare e PriFilm Fest do të bëhet me shfaqjen premier të filmit të njohur ndërkombëtar ”Unwanted” (T’padashtun) nga regjisori Edon Rizvanolli.

Duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte, kryeqyteti do të jetë nikoqir i shumë artistëve më famë botërore.

Në hapjen e edicionit të nëntë të Pri Film Fest, në mesin e befasive të shumta do të jetë dhe mysafiri special, regjisori Paul Heggis, fitues i shumë çmimeve Oscar.

Interesante