Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Hapja e kapitujve – porosi se BE e ka derën hapur për Serbinë”

NULL NULL
11.12.2017 22:53

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, ka thënë sonte në Bruksel se hapja e dy kapitujve të ri për pranim ne Bashkimin Evropian janë një lajm i mirë.

“Nuk jemi aq të kënaqur sepse ne kemi kërkuar hapjen e së paku tre kapitujve”, ka thënë ajo, përcjellë Klan Kosova.

Megjithatë, Joksimoviq ka thënë se hapja e këtyre dy kapitujve përçon porosinë se dera e BE-së është e hapur për Serbinë dhe se ajo është stabile.

Ajo ka thënë se ekziston shpresa se ky vend mund të bëjë lëvizje më të shpejtë në rrugën e integrimeve evropiane.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.