14:50, 19 Qershor 2017

Hapja e dy kapitujve të tjerë të Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian është një mesazh se ky vend është stabil dhe se po bartë reforma në shumë fusha.

Këtë e ka thënë ministrja për Integrim në BE e Serbisë, Jadrank Joksimoviq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Dy kapituj shumë të rëndësishëm do të hapen – Kapitulli 7 mbi pronësinë intelektuale dhe Kapitulli 29 në Bashkimin e Doganave.

“Jam e kënaqur që ne po shënojmë reforma dhe kapituj teknik do të ndikojnë që reformat të shtrihen edhe në fusha të tjera. Këta janë kapituj konkret që do të ndjehen nga qytetarët tanë, dhe ekonomisë përtej procesit të bashkimit. Kur ju ndërroni legjislacionin, ju po ashtu ndryshoni edhe rregullat e sjelljes”, ka thënë ajo.

“Serbia ka mbajtur një ritëm të ngadaltë në hapjen e kapitujve për bisedime dhe se pozicionet shtesë për periudhën e Presidencës se BE-së nga Estonia janë gati”, ka shtuar Joksimoviq.

Interesante