13:52, 12 Korrik 2017

Në Muzeun e Kosovës është  hapur ekspozita e titulluar  “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Europë”, e autorit  Tomor Kastrati, njofton Klan Kosova.

Ajo në vete ngërthen pjesë të koleksionit Neolitik-Eneolitik të papublikuara më parë.

Eksponatet ofrojnë informata për zhvillimet shoqërore ekonomike në periudhën e neolitit dhe eneolitit me kontekst të veçantë të veçorive të qytetërimit të parë evropian.

Vet autori i kësaj ekspozite tha se shpreson se vizitorët do të ndahen të kënaqur me gjithë atë që do të shohin në Muzeun e Kosovë.

Ai shtoi se pret që t`i shpërblehet puna hulumtuese prej 2 dekadave me numër të madh të vizitorëve.

Ekspozitën që do të qëndrojë  e hapur për dy muaj e kanë mbështetur financiarisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Muzeu i Kosovës, njofton Klan Kosova.

 

 

Interesante