12:52, 13 Qershor 2017

Në ambientet e muzeut të Kosovës, është hapur ekspozita “Trashëgimia përmes Imazheve”, të cilën e kanë organizuar studentët e vitit të tretë të departamentit Etnologji dhe Antropologji Kulturore në kuadër të Fakultetit Filozofik të UP-së.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur monedha të vjetra, fotografi me motive të vjetra si dhe artefakte dhe pulla postare të huazuara nga posta.

Nga kjo e fundit nga Universiteti i Prishtinës dhe nga Muzeu i Kosovës, është përkrahur kjo ekspozitë e studentëve e cila do të jetë e hapur deri më 16 qershor.

Interesante