Hani sa më shumë shalqi për një zemër më të shëndoshë NULL NULL 16.12.2018 19:30 16.12.2018 19:30 Sëmundja e zemrës është shkaku numër një që shkakton vdekje në mbarë botën. Mirëpo ka disa faktorë që mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër apo atyre në tru. Një dietë e pasur mund të ndikojnë në zvogëlimin e tensionit të gjakut dhe uljes së kolestërolit, njofton Klan Kosova. Disa ushqyes që gjenden në shalqi kanë përfitime të veçanta për shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë se substanca lycopene mund të ndihmojë për të ulur kolesterolin si dhe presionin e gjakut. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit oksidativ të kolesterolit. Sipas studimeve tek gratë obeze dhe ato në menopauzë dhe tek disa burra, likopeni mund të zvogëlojë ngurtësinë dhe trashësinë e mureve të arterieve. Shalqi gjithashtu përmban citrulin, një aminoacid që mund të rrisë nivelet e oksidit nitrik në trup. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që ul presionin e gjakut. Vitamina të tjera dhe minerale në shalqi janë gjithashtu të mira për zemrën tuaj duke përfshirë vitaminat A, B6, C, magnez dhe kalium. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 9 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë