Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamilton dhe Mercedes bashkë deri në 2018

NULL NULL
20.05.2015 19:09

Lewis Hamilton ka nënshkruar kontratë të re me Mercedes, që vlen deri në vitin 2018.

Pas nënshkrimit të saj kampioni botëror në Formula 1 besohet se do të jetë lojtari më i paguar në Britani të Madhe.  Kontrata e tij ka vlerën e 100 milionë funtave.

“Mercedes është shtëpia ime, dhe nëse nuk do të vazhdoja më tutje nuk do të ndihesha i lumtur” ka thënë Hamilton.

Pasi kishte vozitur për McLaren që nga fëmijëria, Hamilton iu bashkua Mercedesit në vitin 2013 me kontratë 3 vjeçare në vlerë 60 milion funta.

Me kontratën e re Hamilton e kalon edhe yllin e Real Madrid, Gareth Bale me fitimet që ka nga klubi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.