Hamas lavdëron reagimin e Turqisë ndaj masakrës në Gaza NULL NULL 16.05.2018 20:56 16.05.2018 20:56 Zëdhënësi i Hamasit, Sami Ebu Zuhri, tha se vlerësojnë reagimin e shpejtë të Turqisë ndaj masakrës së Izraelit në Gaza. Ebu Zuhri, i cili gjendet në Mauritani për të marrë pjesë në aktivitete solidariteti me Palestinën, tha se kërkesa e Ankarasë nga që ambasadori izraelit Eitan Naeh të kthehet në vendin e tij përputhet me qëndrimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, dhe zyrtarëve të tjerë turq. “Populli turk vërshoi rrugët menjëherë pas masakrës. Kjo ishte gjë e veçantë”, tha Ebu Zuhri. “Ne e vlerësojmë këtë qëndrim të madh të Turqisë, ndërsa duam që ky qëndrim të forcohet tutje me dërgimin e ndihmave mjekësore të nevojshme në Gaza, sepse problemi i bllokadës në Gaza ende vazhdon”, shtoi Ebu Zuhri. Ndryshe, të paktën 62 palestinezë u martirizuan dhe mijëra u plagosën me armë zjarri nga forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës gjatë protestave të së hënës për përkujtimin e përvjetorit të Nakbas dhe kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 6 minuta më parë