16:01, 7 Dhjetor 2018

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti së bashku me nënkryetarët tjerë të këtij institucioni, Kujtim Shala nga LDK, Aida Dërguti PSD dhe Mufera Srbica-Sinik (6+), kanë pasur sot një takim pune me Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola, të shoqëruar nga Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mandatin e ri të EULEX-it, dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me sundimin e ligjit në Kosovë.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit ngritën edhe shqetësimin për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./klankosova.tv/.