Haliti: S’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së NULL NULL 19.04.2018 11:50 19.04.2018 11:50 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “s’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së”, njofton Klan Kosova. “Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së. Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike”, ka shkruar ish-pjesëtari i UÇK-së. “Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Ftoj publikisht edhe prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme”. “Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë