Haliti i sigurt se Demarkacioni shkon në arbitrazh NULL NULL 09.09.2016 22:03 09.09.2016 22:03 Xhavit Haliti, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike, ka thënë se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. “Meqë kjo çështje është shtyrë shumë, po besoj që do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Në arbitrazh, nuk do të ketë shumë ndryshime”. Ka thënë Haliti për Radiotelevizionin Publik të Kosovës. Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh sepse do ta kalojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë