Halimi: Dalja e dhjetë mijë vetave në zgjedhjet e Vetëvendosjes, është shumë NULL NULL 22.01.2018 18:36 22.01.2018 18:36 Analisti, Fisnik Halimi, ka thënë se numri i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që ka marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të kësaj lëvizjeje, nuk mund të thuhet se është pak “Ata 10 mijë veta janë një e treta e anëtarësisë, ata janë shumë”. “Në një ditë të ftohtë t’i përgjigjen aq njerëz procesit janë shumë. Nëse kanë votuar 10 mijë vetë nuk janë fare pak. Janë dhjetë mijë veta që kanë dalë në një palë zgjedhje të parëndësishme”, ka thënë Halimi, njofton Klan Kosova. Halimi më tej ka thënë se krejt problemet e fundit në Vetëvendosje, kanë dalë si pasojë e veprimit të tre viteve më parë, që Visar Ymeri, ta merrte drejtimin e partisë. “Krejt zhvillimet në VV vinë si pasojë e një momenti artificial, ku në postin e udhëheqësit të VV ka ardhur Visar Ymeri. Edhe zogjtë e malit e dinë se zoti Kurti nuk ka konkurrencë”. “Vetë Kurti ka qenë nismëtar i këtij popullzimi dhe kjo iu ka kthyer në problem real, sepse në një moment i është dukur se pushteti nga organizata po i rrëshqet nga dora”. “Dje është kthyer pushteti brenda Vetëvendosjes te njerëzit që e kanë themeluar atë”, ka thënë Halimi në Info Magazine. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë