Halil Matoshi për kërkesën e BE-së: Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës NULL NULL 16.12.2018 16:52 16.12.2018 16:52 Halil Matoshi i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se zyrtarë të lartë të BE-së kanë dërguar një letër ku është kërkuar që të suspendohet taksa prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i ka dërguar letër Kryeministrit Ramush Haradinaj, ku është kërkuar që të suspendohet taksa e lartcekur, në këmbim që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Klan Kosova ka kontaktuar me Këshilltarin Matoshi lidhur me këtë ngjarje dhe ky i fundit e ka konfirmuar pranimin e letrës. “Po, kemi pranuar një letër nga zyrtarët e lartë të BE-së por nuk është gjetur një kompromis”, ka thënë Matoshi për Klan Kosova. “Në Kosovë askush nuk ka të drejtë të bëj kompromis mbi 17 shkurtin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj”. “Pra kosovarët janë popull evropian dhe nuk bëjnë pazare me pavarësinë e tyre kombëtare. Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 53 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë