Hakohet llogaria e Pippa Middleton NULL NULL 24.09.2016 21:41 24.09.2016 21:41 Policia është duke hetuar në lidhje me dyshimet që janë paraqitur se llogaria e motrës së Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton, është hakuar dhe i janë vjedhur fotografi personale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. The Sun ka raportuar që ka pranuar një ofertë për këto fotografi, ku ndër të tjera përfshihen edhe fotografi të fëmijëve të princit George dhe princeshës Charlotte. Gazeta në fjalë ka deklaruar që persona anonim i kanë ofruar këto foto dhe kanë kërkuar 50,000 funta brenda 48 orëve. Ndërsa policia ka deklaruar që është duke i zhvilluar hetimet dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 3 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 4 minuta më parë