18:23, 19 Maj 2017

Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Justina Pula dhe Latif Gashi kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në këto lista, ka thënë një burim i Klan Kosova.

Personat në fjalë kanë thënë se janë të gatshëm për të pranuar detyrat dhe përgjegjësitë tjera që ua jep partia, në të ardhmen dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë pakënaqësie.

Ndërsa tek tash ka filluar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ku do të vendoset për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

Interesante