Hajnat vjedhin xhevahirë në Venedik në pikë të ditës (VIDEO) NULL NULL 04.01.2018 16:42 04.01.2018 16:42 Hajnat kanë vjedhur bizhuteri indiane në vlerë prej miliona funtash në pikë të ditës në një ekspozitë në pallatin e Venedikut, transmeton Klan Kosova. Një karficë zbukurimi dhe një palë vathë janë marrë nga koleksioni i famshëm Al Thani në pallatin e Doge në Venecia të mërkurën. Kjo vjedhje ka ndodhur në ditën e fundit të ekspozitës që zgjati katër muaj e që kishte 270 objekte që datonin që nga koha e Perandorisë Muhgal. Edhe pse policia kishte ndërhyrë menjëherë, hajnat ishin përzier me turmën dhe ishin larguar. Bizhuteritë e vjedhura ishin prej ari, platini dhe diamanti, ndërsa siç njoftoi policia vlera e tyre ishte miliona euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.