19:00, 8 Gusht 2018

“Kur provon shalqi për herë të parë e kupton se me çfarë ushqehen engjëjt” – Mark Twain

Fruti i kuq, i ëmbël, duket sikur është vërtet i zbritur nga qielli. Plot lëng dhe shije lë vend për krijime të freskëta dhe të këndshme.

Duke mos njohur faktin se sa të shëndetshme janë farat, të gjithë ne hamë vetëm frutin.

Procesi i pastrimit të këtij fruti nga farat mund t’iu duket gjëja më e bezdisshme por kur të lexoni çfarë mund t’i sigurojnë ato organzimit tonë, e sigurtë që do të blini shalqi vetëm prej farave.

Këto fara përmbajnë vlera ushqyese që përfshijnë acide yndyrore, proteina esenciale dhe shumë minerale, shkruan Living.al.

Farat e shalqirit janë të pasura me vitaminë B ashtu si thiamine, niacin dhe minerale si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.

Për më tepër, farat e shalqirit përmbajnë fibra dietetike dhe janë thelbësore për funksionimin normal të traktit tonë të tretjes.

Ato ndihmojnë në rast se vuani nga parazitët në zorrë dhe mund t’iu ndihmojnë nëse vuani nga inflamacionet e ndryshme.

Substanca citruline që gjendet tek farat e shalqirit vepron si një antioksidant, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt pozitiv në rastin e arteriosklerozës dhe hipertensionit.

U bindët që shalqirin nuk duhet ta pastroni nga farat?