hahn
16:04, 20 Mars 2017

Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn, nuk do të të takohet me përfaqësuesit r Lëvizjes Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, të cilët janë duke e kundërshtuar platformën e partive shqiptare.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiq pohoi se Hahn ka marrë disa kërkesa për takime, por përfaqësuesit e BE-së, do të diskutojnë vetëm me përfaqësues të partive politike

“Takimet do të përqendrohen vetëm te figurat politike, – shpjegoi Koçijançiç. – Është e vërtetë se ka edhe kërkesa të tjera dhe se, shpeshherë kur udhëton në këtë vend, përpiqet të takohet me sa më shumë bashkëbisedues që të jetë e mundur. Por këtë herë, agjenda nuk lejon takime të tjera”, thuhet në komunikatën e BE-së, transmeton Klan Kosova.

Interesante