11:41, 14 Shtator 2017

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka uruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për formimin e qeverisë.

“Uroj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për formimin me sukses të qeverisë”, është shprehur Hahn në profilin e tij në Twitter.

Komisioneri ka nënvizuar se qeverinë e re e presin “përgjegjësi të mëdha për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve”, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, Hahn ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët i ka vlerësuar për profesionalitetin e tyre.

“Mirëpres praninë e vëzhguesve të ONM-së, si një hap i rëndësishëm përpara drejt implementimit me sukses të procesit të vettingut. I uroj grupit sukseset më të mira”, ka pohuar Hahn.

Interesante