12:52, 14 Shtator 2018

Pak para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, komisari evropian për zgjerim , Johannes Hahn tha se nëse lëshohet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin më 30 shtator, dera për në BE do të mbyllet me “dekada”.

“Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, shumë jam i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë, tha Hahn për MIA-n.

Komisari evropian, i cili vixziton këtë vend  për “Ditët e mediave”, do ta shfrytëzojë vizitën e tij që të takohet edhe me qytetarët në Shtip, ku do ta transmetojë këtë porosi. Qëllimi i tij, është që t’ua bëjë me dije qytetarëve implikimet e Marrëveshjes me Greqinë dhe nga progresi në rrugën drejt BE-së.