12:12, 17 Maj 2018

Komesari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë sot se Kosova dhe Serbia janë faktorët kyqë për stabilitetin e Ballkanit.

Ai, më tej, siç përcjellë klankosova.tv ka dhënë edhe arsyet për këtë deklarim, që e bëri përmes llogarisë së tij në tëiter.

“Normalizimi gjithpërfshirës dhe obligativ ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është celësi kryesor për stabilitetin rajonal, por edhe për progresin e tyre në rrugët respektive drejt BE-së, ka shkruar Hahn, i cili, megjithatë nuk e përmend me këtë rast edhe termin “marrëveshje”.

Këtij postimi austriaku i BE-së ia ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën pos tij, shihen edhe presidenti i Komisionit të BE-së, Donald Tusk por edhe kryetarët Hashim Thaci e Aleksandar Vuciq.

Foto është bërë gjatë punimeve të Samitit të Sofjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.