Hahn nesër për vizitë në Beograd NULL NULL 04.12.2016 16:36 04.12.2016 16:36 Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn do të vizitojë nesër Beogradin. Eurokomisioneri së bashku me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes financiare për të mbështetur transformimin rrënjësor të administratës publike serbe. Pos shefit të ekzekutivit serb, Hahn do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, si dhe studentë dhe përfaqësues të komunitetit akademik. Marrëveshja e Bashkimit Evropian për mbështetjen e transformimit të administratës publike të Serbisë, është në vlerë të 80 milionë eurove, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.