20:46, 13 Qershor 2018

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hahn në një intervistë të fundit ka bërë thirrje tek presidenti Gjorgje Ivanov që të merr përgjegjësinë e tij për procesin e marrëveshjes me Grëqinë.

“Nuk është e hijshme për një president të vendit që të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe të merr informacione nga dora e parë, mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm e kanë respektuar rrugën kushtetuese dhe mund t’i bëj thirrje urgjente presidentit që të merr
përgjegjësinë e tij.

Kjo nuk është pyetje se a pranoj apo jo, por në demokraci mund të pres që të dëgjoj njerëz mes vete të diskutojnë e nuk duhet të harrohet se presidenti i vendit duhet të jetë në një mënyrë edhe shembull për shumë njerëz në vend, ai është zgjedhur direkt nga populli dhe duhet të
jetë i vetëdijshëm për funksionin që ushtron”, ka thënë kështu Hahn.

 

Interesante