Hahn: Deri në fund të vitit nevojiten rezultat konkrete NULL NULL 20.11.2017 16:14 20.11.2017 16:14 Komisioneri për zgjerim dhe politik fqinjësore Johannes Hahn, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, por se deri në fund të vitit janë të nevojshme rezultate konkrete në sistemin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën publike. “Nuk jam naiv, shumë vite jam në politik. Qëllimi do të arrihet nëse të gjithë lëvizin në drejtimin e duhur. I bëj thirrje opozitës që të jetë kritike në mënyrë konstruktive me qëllim që të arrihen të gjitha datat për përparimin e nevojshëm”, ka thënë Hahn, përcjellë Shenja, transmeton Klan Kosova. Hahn tha se Brukseli me vëmendje ndjek zhvillimet që ndodhin në Maqedoni dhe se qëllimi do të arrihet kur do të fillojnë bisedimet. Sipas tij është arritur shumë por është e nevojshme që të vrapohet ehd kilometri i fundit i maratonës. /SHENJA/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 15 minuta më parë