Gwyneth Paltrow “ribashkohet” me bashkëshortin (FOTO) NULL NULL 23.06.2017 15:30 23.06.2017 15:30 Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin janë parë së bashku, edhepse janë ndarë. Të dy ishin divorcuar në vitin 2014 pas 11 vjetësh martesë e tani janë parë bashkë, bashkë me djalin e tyre, 11 vjeçarin Moses në një jahtë luksoze në Kanë. Paltrow që është parë me një fustan të bardhë ka qëndruar në kuvertën e anijes derisa Martin ka kaluar kohë me të birin e tyre duke luajtur së bashku, transmeton Klan Kosova. Paltrow dhe Martin që kanë edhe një vajzë 13 vjeçare janë ndarë tre vjet më parë, derisa aktorja ka thënë se kjo eksperiencë ishte më e vështira e jetës së saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.