Guvernatori Mehmeti takoi misionin e Bankës Botërore NULL NULL 19.12.2018 17:02 19.12.2018 17:02 Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar misionin e Bankës Botërore, që po e viziton Kosovën. Misioni i kryesuar nga Asli Senkal, ka falënderuar BQK-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Në këtë takim u diskutua edhe për mënyrën e rritjes së bashkëpunimit mes BQK-së dhe BB-së. Me këtë rast guvernatori Mehmeti, informoi misionin për aktivitetet e vazhdueshme të Bankës Qendrore për avancimin e mëtejmë të kornizës së rregullatore të sistemit financiar, sipas standardeve më të mira të sistemit financiar, njofton Banka Qendrore e Kosovës, përcjellë Klan Kosova. “ Sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive, ku kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej 11.6 përqind, normat e interesit në kredi zbresin në 6.6 përqind, kurse kreditë jo përformuese kanë rënë në 2.7 përqind”, deklaroi Mehmeti *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days