23:56, 16 Maj 2018

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Manchester City nuk do t’i shpenzojë 300 milionë funte për çdo stinor, dhe se planifikon ta shtojë vetëm një ose dy lojtarë për stinorin e ardhshëm.

“[Do ta transferojmë] një ose dy më shumë, jo më shumë”, ka thënë Guardiola për Monday Night Football.

“Nuk mund të investojmë…ndoshta njeërzit nuk më besojnë por nuk kemi para që të investojmë 300 milionë funte çdo stinor”.

“Kemi investuar shumë para dhe do të investojmë më pak në të ardhmen, sepse në vend se ta bëjmë këtë në dy apo tri afate kalimtare, e bëmë në një”.

“Suksesi fundamental i stinorit është cilësia e lojtarëve. Njerëzit thonë që fituat sepse investoni shumë, kanë të drejtë”.