Gruevski tregon se Gjuhën Shqipe e ka pasur në rend të katërt NULL NULL 24.09.2017 23:31 24.09.2017 23:31 Nikola Gruevski ka thënë se sa ka qenë kryeministër i Maqedonisë, tri prioritetet e para i ka pasur eliminimin e varfërisë, papunësisë dhe hyrjen në BE dhe NATO. E përdorimi i gjuhës shqipe për të ka qenë prioritet i katërt, njofton Klan Kosova. “Fokusimi im ka qenë në tre pikat e para. Në vitin 2008 miratuam ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nuk jam kundër përdorimit të gjuhës shqipe, por prioritet kanë qenë punësimi, fitimi i të hollave dhe e ardhmja më e lumtur, që shqiptarët dhe maqedonasit të mos largohen por këtu të gjejnë lumturinë”, ka thënë ai në intervistën në “Zona e Debatit” në Klan Kosova. “Në atë kemi punuar dhe ka përparim. Ne papunësinë në Maqedoni e kemi ulur nga 38.7 në 22.6 ne garantojmë që në dekadën e ardhshme do ta ulim nën 10 përqind, kur ta marrim pushtetin”. “Ka pasur 173 mijë më tepër të punësuar nga ardhja në pushtet para disa viteve”, ka thënë ai. “Kur të vijmë në pushtet do të hapim 150 mijë vende të reja të punës, varfërinë do ta zvogëlojmë për 3/4 “. Ai në fund ka thënë se shqiptarët në Maqedoni janë të varfër po aq sa edhe maqedonasit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 22 minuta më parë