Gruevski shfaqet në publik, kamerat e kapin duke bërë pazar në Hungari (VIDEO) NULL NULL 22.01.2019 14:22 22.01.2019 14:22 Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, që tashmë është azliant në Hungari është shfaqur sërish në publik. Mediat e huaja kanë publikuar një video ku hedhin dyshime se personi i filmuar është Gruevski. Personi në video që mendohet të jetë ish-kryeministri, shfaqet duke bërë pazar në një qendër tregtare. Kujtojmë që Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria. Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez. Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 9 minuta më parë